ARKETIPI I HEROINËS FEMËRORE TE MIGJENI, KADARE, KONGOLI DHE KOLIQI
Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11
Abstract
A kanë krijuar këto autorë, personazhe dhe karaktere femërore të imagjinuara apo arketipe me bazë të vërtetën reale e të hidhur të kohës së tyre? Sjellja e femrës dhe pranimi i saj në letërsinë shqiptare si heroinë qendrore, gjithmonë për të kthjelluar e interpretuar rolin e vendin e saj në shoqëri ka një qëndrim të dallueshëm tek të katër shkrimtarët. Me orientime letrare e formime në kohë të ndryshme, janë përpjekur t’i komunikojnë lexuesit arketipin e gruas të rënë, të çmendur, fatale, të venitur, të pabarabartë, me tipare dhe karaktere që i përkasin realitetit shqiptar që ndiqet nga një kohë po aq e çmendur, fatale, e venitur dhe e pabarabartë. Objekti esencial i ekzistencës së femrës te këto shkrimtarë, mbart motivin e femrës tipike që i përgjigjet, “pabarazisë gjinore”; “nëpërkëmbjes së identitetit”; “pasjes dhe shkeljes së sensualitetit”; “fisnike dhe e refuzuar”, “seksi i dytë”; “me ambicie që u mbyten dhe u shtypen”, “të dënueshme”. Autorët e ndërtojnë topikën e heroinës përgjatë marrëdhënieve ndërnjerëzore mbi norma morale të shkelura nga koha, kërkojnë ndryshime strukturash dhe raportesh, ndryshim të formave “burrërore”, ndryshim mentalitetesh, kërkojnë çlirim të gruas, një botë ku gruaja nuk duhet të jetojë vetëm përmes historizmit të rolit të paravendosur si krijesë e dobët .
Authors and Affiliations
Ermira YMERAJ
PERIODIZIMI I LETËRSISË SHQIPTARE SIPAS KONCEPTIT TË AKADEMIK REXHEP QOSJES DHE QËNDRIMI NDAJRIKTHIMI TË TË “PËRJASHTUARVE” NGA LETËRSIA
Gjatë shekullit XX, janë bërë përpjekje të vazhdueshme për hartimin e një letërise shqipe, që nga fillimet e saj e deri në kohët e fundit. Në këtë kointekst, këta libra dhe autorë, kanë bërë përepjekje që të ndjanë në pe...
PËRDORIMI I GJUHËS STANDARDE NË MEDIAT AUDIOVIZIVE NË KOSOVË
Në këtë punim trajtohet gjendja aktuale e përdorimit të gjuhës standarde shqipe në mediat audiovizive në Kosovë dhe synon të jepë një pamje të përgjithshme, sa më tërësore, të shqipes së folur në media e veçanërisht në t...
ARKETIPI I HEROINËS FEMËRORE TE MIGJENI, KADARE, KONGOLI DHE KOLIQI
A kanë krijuar këto autorë, personazhe dhe karaktere femërore të imagjinuara apo arketipe me bazë të vërtetën reale e të hidhur të kohës së tyre? Sjellja e femrës dhe pranimi i saj në letërsinë shqiptare si heroinë qendr...
PROJEKTIMI I PIKËPAMJEVE TË KONICËS NË TEKSTET E TIJ SI INTERTEKST
Krijimtaria letrare e Faik Konicës, imponon një lexim të veçantë. Është e dukshme që nevojitet leximi paralel i veprave dhe se mund të nënvijëzojmë shënime eksplicite arkitekstuale dhe elemente autobiografike. Gjithashtu...
LETËRSIA DHE TELEFONI
Studimi në fjalë merr në analizë librin “Hajdegeri, Habermasi dhe Telefoni Mobil” të autorit George Myerson i cili për studim të thelluar dhe shumë aktual ka teknologjizimin në rritje në shekullin 21 dhe shikimin e këtij...