PROBLEME TË STANDARDIT NË TERMINOLOGJINË TEKNIKE
Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11
Abstract
Si formim leksikor special i veçantë që ndodhet në zhvillim të pandërprerë standardi në terminologjinë teknike përfshihet në standardin e gjuhës, sidomos në leksikun e saj, me një varg veçorish specifike, që lidhen me natyrën e koncepteve dhe të termave. Në mënyrë të veçantë ndryshimet intensive në terminologjinë teknike kushtëzohen nga përparësitë në terminologji të përmbajtjes para formës, d.m.th, të koncepteve, para termave. Një nga mënyrat e drejtpërdrejta të standardizimit të terminologjisë është njësimi i termave në formë dhe në përmbajtje prej termave ndërkombëtarë. Për ditët e sotme, dukuria e globalizmit orientohet kryesisht në këtë shtresë leksikore të specializuar, dhe lidhet në mënyrë të veçantë me vërshimin në të të anglicizmave, kryesisht në fushat e reja të shkencës, të teknologjisë (informatikë, gjenetikë, bioteknologji), të cilët kanë fituar statusin e ndërkombëtarizmave.
Authors and Affiliations
Gani PLLANA, Sadete PLLANA
NJËSIMI I ALFABETIT GUR THEMELI PËR NJËSIMIN E GJUHËS DHE TË KOMBIT
Katër janë ngjarjet themelore kombëtare që kanë krijuar një shtrat të qëndrueshëm dhe koherent në njësimin e gjuhës dhe të kombit. Ato janë Kongresi i Manastirit, Kongresi i Elbasanit dhe Normalja, Komisia Letrare e Shko...
KONTRIBUTI I VOJISLLAV DANÇETOVIQIT PËR PRAPASHTESAT E EMRAVE TË SHQIPES ME KUPTIM ZVOGËLUES
Kumtesa që po shqyrtojmë ka të bëjë me kontributin e albanologëve të huaj për gjuhën shqipe, e veçanërisht me prurjet e Vojisllav Dançetoviqir për prapashtesat e emrave të shqipes me kuptim zvogëlimi, apo siç e quan ai “...
TEATRI SI MISION NË EMANCIPIMIN E EMOCIONEVE APO SI FYTYRA E DYTË E FAUSTIT SHQIPTAR
Me këtë punimi e kemi për qëllim që, përmes dramës dhe teatrit në Kosovë si dhe të interpretimeve ta bëjë njohjen e substancave dramatike, me theks të veçantë të krijimtarisë pas luftës në vend ta diagnostifikojmë gjendj...
FIGURA E SKËNDERBEUT MES HISTORISË DHE LETËRSISË- (TREGIMI: ËNDRRA E SKËNDERBEUT) ME AUTOR GJIKË KUQALI
Gjikë Kuqali është autori i tregimit Ëndrra e Skënderbeut, një shkrimtar dhe dëshmor i Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Korçë dhe vdiq i pushkatuar nga nazistët në kampin nazist të Prishtinës. Me këtë tregim autori n...
RRETH STANDARDIT TË SHQIPES NË MEDIA
Ky punim ka për qëllim të trajtojë nivelin e zbatimit të standardit të gjuhës shqipe në media duke shpalosur disa nga shmangiet më të shpeshta nga norma e standardit të cilat shfaqen në gjuhën e shkruar të mediave elektr...